Gregory Foster nga Kalifornia u fut në Librin e Rekordeve “Guiness”, pasi për 8.72 sekonda, i hëngri tre speca djegës.
Siç shkroi “Upi”, kaliforniani ka dashuri të madhe për ushqimin pikant, e rekordin ia kaloi kanadezit Mike Jack, që dikur i kishte ngrënë tre speca për 9.72 sekonda.
Speci i llojit “carolina reaper”, është ndër perimet më djegës.
“Kjo ka të bëjë më shumë me mekanikën, kështu që e kaloj kohën duke ngrënë speca të vegjël”, deklaroi Foster pas shënimit të rekordit.
Fastest time to eat three Carolina Reaper chillies ⏱ 8.72 secs ? ? by Greg Foster ??
Posted by Guinness World Records on Friday, May 27, 2022