A mendoni se dikur akulloret ishin më të shijshme, çamçakëzi ishte më i ëmbël dhe më i qëndrueshëm dhe ushqimi në përgjithësi ishte më i shijshëm? Ndoshta po, dhe ndoshta vetëm jeni duke u plakur ose janë vetëm kujtimet tuaja (të ekzagjeruara) të fëmijërisë. E dimë, mosha është vetëm një numër, por fakti është se vetëm ata që i kanë kaluar të tridhjetat, të dyzetat, të pesëdhjetat do ta njohin këtë ushqim dhe këta artikuj.
Lloje të këtij çamçakëzi mund të gjenden edhe sot, por e sigurt se ata që janë pak më të mëdhenj e ndjejnë një shije më të ëmbël në gojë kur e shohin këtë foto.

Ndoshta s’kemi qenë fansa të supës, por ajo me shkronja ka qenë një eksperiencë reale.

Për një arsye, gjyshërit gjithmonë mbanin këto bonbone.

Shija më e pasur e lajthisë ndonjëherë, ose ndoshta kështu i mbajmë mend ne karamelet e tilla.

A i kujtoni këto?
Edhe
Gjashtë zgjedhje të shijshme dhe më të shëndetshme të ëmbëlsirave

Gjithmonë shtireshim se tymosnim cigare, para se t’ia hiqnim letrën këtij çamçakëzi.

Sa me fat ishe të të binte një ombrellë e tillë në akullore!

Duhet të keni pasur në kuzhinë këto kuti kakaoje, por jo edhe kakao brenda.
