Një nga ushqimet e preferuara të pothuajse çdokujt janë ëmbëlsirat. Por njerëzit po kërkojnë për lloje më të shëndetshme të tyre çdo ditë e sidomos gjatë ditëve të nxehta.
Eating Well rekomandon që ta provoni shijen e lehtë të limonit duke e kombinuar atë me fruta të malit si boronica e mjedra, por edhe kokosi.
Një nga këshillat e para që të arrini një përbërës të mirë për ëmbëlsirën që doni ta përgatisni është që ta zëvendësoni yndyrën më avokado.
Avokadoja është e pasur me lëndë të mira ushqyese, fibra, proteina, vitaminë C, vitaminë E, vitaminë B6, magnezium dhe gjithashtu me shumë antioksidant.
Konsiderojini frutat si ëmbëltues në mënyrë që sheqeri në ëmbëlsirën tuaj të jetë natyral e jo i përpunuar.
Molla, banania, fiku, kungulli, hurma, etj, mund të jenë disa përbërës që zëvendësojnë shumë mirë sheqerin artificiale të përpunuar.
Tjetër mënyrë e shëndetshme është të shtoni në rutinën tuaj përbërës të gjelbër kur filloni të bëni ëmbëlsira.
Kungulleshkat, lulelakra, limoni i gjelbër, etj, mund të futën në listën e përbërësve të ëmbëlsirave nëse i shoqëroni me përbërës të tjerë për të përfunduar më një ëmbëlsirë shumë të veçantë.
Këta përbërës të gjelbër gjithashtu përmbajnë fibra, anrtioksidant, vitamina, zink, hekur, e shumë të mira të tjera.
Gjithashtu këshillohet që të përdorni djathin e bërë vetë, pasi që ky djathë përmban më pak yndyrë e ka më shumë proteina e vitaminë B.
Zëvendësoni miellin e bardhë me diçka alternative si tërshëra dhe mielli integral. Alternativa të tjera janë mielli i bademit dhe i kokosit.
Shtoni gjithashtu edhe pluhur proteinash për të pasuruar ëmbëlsirat tuaja të reja.