Shtatë ushqimet klasike që duhet shërbyer fëmijëve gjatë ditëve të nxehta verore
Fëmijët duhet ushqyer me produkte natyrale. Ato sezonale po konsiderohen të jenë zgjidhja më e mirë gjatë verës. Kjo vlen si për frutat ashtu edhe për perimet. Ekspertët e ushqimit dhe pediatrit kanë bërë një përmbledhje ushqimesh klasike verore që mund të ju shërbeni fëmijëve për t’i mbajtur të freskuar dhe të mirë ushqyer gjatë ditëve të nxehta. Më e mirë e kësaj është se këto ushqime janë të mira edhe për të rriturit.
Akulloret e ngrira nga frutat janë një alternativë shumë e mirë. Pediatrit kanë këshilluar t’i bëni vet. Merrni frutat dhe bluajini në një blender duke ju shtuar pak kos apo qumësht. Kështu do të keni një akullore më të shëndetshme për fëmijën gjatë verës.
Copa nga shalqiri - Shalqiri konsiderohet të jetë freskues e pse të mos u jepet edhe fëmijëve në vend të ushqimeve të pashëndetshme. Ekspertët kanë thënë se nëse blini shalqi dhe e ekspozoni para fëmijëve duke mos blerë ushqime të këqija është një praktikë e mirë që çdo kush mund ta bëjë.
Misi është një ushqim i shëndetshëm për fëmijët. Këtë ushqim veror mund ta shërbeni edhe duke e lyer me pak gjalpë që të shijojë më shumë për fëmijët tuaj.
Biskota të përgatitura në shtëpi. Bashkë me atë akulloren që përgatitet nga frutat e ngrira mund ta shoqëroni edhe me një biskotë që e keni bërë vetë në shtëpi. Gurabijet janë në fakt biskota në versionin e shëndetshëm.
Pijet freskuese të përgatitura vet. Pijet gjithashtu mund t’i përgatisni vetë. Ekspertët thonë se pijet e përgatitura në shtëpi janë zgjedhje dhjetëra herë më e mirë se sa t’i blini të gatshme. Ju e dini vet se çfarë shije duan fëmijët tuaj. Prandaj zgjidhni frutat që ata dëshirojnë, zini, shtojuni pak limon dhe mjaltë duke i përzier mirë dhe lëreni të ftohet.
Pjeshkat e freskëta. Ashtu sikurse shalqiri edhe pjeshkat janë një frutë veror që kënaq shijet e fëmijëve duke i freskuar. Ato përmbajnë sheqer natyral dhe janë të mira për shëndet.
Sallatë me patate. Këtë sallatë ekspertët po e rekomandojnë për shkak të vlerave ushqyese që gjenden në patate. Sallatën mund ta kombinoni me përbërës të tjerë sipas dëshirës, normalisht ekspertët rekomandojnë përbërës të shëndetshëm si qepa, majdanozi, misri, etj.
Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi