Kombet e Bashkuara bëjnë të ditur se 40 për qind e popullsisë së Venezuelës po përballet përditë me luftën për të siguruar ushqim për shkak të krizës së thellë ekonomike të shtetit latin.
Të dhënat tregojnë se miliona qytetarë po mundohen të largohen nga vendi i zhytur në kaos politik pasi ekonomia me rezervat më të mëdha të naftës në Amerikën Jugore po vuan si pasojë e keqmenaxhimit dhe korrupsionit gjithëpërfshirës.
Presidenti Maduro po vazhdon t'ua shtrëngojë lakun në fyt qytetarëve të vet vetëm që ta mbajë kundërligjshëm pushtetin. Monedha vendase është zhvlerësuar.
Njerëzit po vdesin urie, derisa nënat po heqin dorë prej foshnjave të porsalindur ngase nuk mund t'u ofrojnë ushqim fëmijëve.
Artikuj të ngjashëm
-
Venezuela vazhdon përpjekjet për nxjerrjen e njerëzve të ngecur nën rrënoja
-
Maduro është larguar, por problemet e shumta të Venezuelës jo
-
Pse Trumpi e shënjestroi Venezuelën?
-
Presidenti i Venezuelës shtyn përpara planet për nisjen e një lufte të re
-
Banorët e Venezuelës presin orë të tëra për t’u furnizuar me naftë