Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Nëna i premtoi 1.800 dollarë nëse rri gjashtë vjet pa rrjete sociale

Nëse dikush do t’iu paguante 1.800 dollarë për të qëndruar pa rrjete sociale për gjashtë vjet, a do ta bënit? Sivert Klefsaas e bëri këtë.

"Mendova se ishte fantastike", ka thënë Sivert për CNN.

Në vitin 2016, Lorna Goldstrand Klefsaas sfidoi djalin e saj 12-vjeçar Sivert që të qëndronte pa rrjete sociale deri në moshën 18-vjeçare. Nëse ai e përfundonte sfidën, ajo do t'i jepte paratë në ditëlindjen e tij të tetëmbëdhjetë. Më 19 shkurt 2022, Sivert mori çmimin e tij.

Lorna u frymëzua nga një sfidë që dëgjoi në radio të quajtur "16 për 16", ku një nënë do t’i jepte vajzës së saj 1.600 dollarë kur ajo do të mbushte 16 vjeç nëse ajo qëndronte pa rrjete sociale, ka thënë ajo për CNN.

Sivert ka thënë se nuk ishte shumë e vështirë të jetosh pa rrjete sociale dhe ai nuk mendoi shumë për këtë gjatë gjashtë viteve. Si 12 vjeçar, Sivert tha se sidoqoftë nuk po përdorte shumë rrjetet sociale. I vetmi aplikacion që kishte para bastit ishte Snapchat -- të cilin e fshiu një ditë pasi e provoi.