Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Në Ukrainë e Sllovaki, gratë synojnë Presidencën

Foto: Reuters

Ukraina dhe Sllovakia votojnë të dielën për presidentin e ri me një të përbashkët - kandidatët pretendentë në të dy vendet janë gra.

Në Kiev do të jetë një garë në tre fronte, ku ish-kryeministrja Yulia Tymoshenko është një prej pretendenteve kryesore për kreun e shtetit. “Princesha e gazit”, siç njihet në Ukrainë, Yulia Tymoshenko do të ketë përballë në raundin e parë presidentin aktual Petro Poroshenko, si edhe aktorin komik, Volodimir Zelenski, shkruan “TVKlan”.

Zgjedhja e saj në krye të vendit shihet me skepticizëm nga Perëndimi dhe SHBA-ja, që e cilësojnë Tymoshenkon si një lidere pro-ruse, pas nënshkrimit të marrëveshjes së gazit me Moskën, në vitin 2009, me asokohe kryeministrin Vladimir Putin. Për këtë çështje Tymoshenko vuajti 3 vjet burgim.

E ashpër gara paraqitet edhe në Sllovaki, ku avokatja Zuzana Caputova shihet si kandidatja kryesore për t’u zgjedhur presidente. Nëse triumfon në zgjedhjet e së dielës, Caputova do të bëhet presidentja e parë grua e vendit.

Në fjalimin përmbyllës të fushatës, ajo citoi gazetarin investigativ Jan Kuciak, i ekzekutuar në një kohë kur po hetonte për një aferë korruptive të organeve shtetërore në Sllovaki. “Kuciak është një nga arsyet pse vendosa të kandidoj”, tha avokatja që pretendon presidencën.

Artikuj të ngjashëm