Ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko njoftoi se do të kandidojë në garën për president të vendit në zgjedhjet e marsit.
Tymoshenko, e cila ka qeverisur me Ukrainën nga viti 2005 deri në vitin 2010, akuzon udhëheqjen aktuale si përgjegjëse për pagat e ulëta dhe zgjatjen e konfliktit në lindje të vendit.
Ajo e përshkroi Ukrainën si shtetin më të varfër në Evropë dhe një nga më të korruptuarit në botë.
Anketimet e fundit e vendosin Tymoshenkon para presidentit aktual Petro Poroshenko.
Yulia Tymoshenko kandidoi për presidente edhe në vitin 2010 mirëpo humbi nga rivali i saj Viktor Janukoviq, i cili e la postin, pas protestave masive që kërkonin lidhje më të afërta me perendimin.
Derisa Janukoviq ishte në pushtet, Yulia Tymoshenko u dënua me shtatë vjet burg për korrupsion.
-
Yulia Tymoshenko vendos kandidaturën për presidente të Ukrainës
-
Në Ukrainë e Sllovaki, gratë synojnë Presidencën
-
44 garues për zgjedhjet presidenciale në Ukrainë
-
Dorëhiqet kryeministrja ukrainase pasi Zelensky njoftoi riorganizim të qeverisë
-
Zelensky përballet me presion të madh: 5 gjërat kryesore që duhen ditur