Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Yulia Tymoshenko vendos kandidaturën për presidente të Ukrainës

Yulia Tymoshenko njoftoi se do të kandidojë në garën për presidente të Ukrainës në zgjedhjet e marsit.

Tymoshenko, e cila ka qeverisur Ukrainën nga viti 2005 deri në vitin 2010, akuzon udhëheqjen aktuale si përgjegjëse për pagat e ulëta dhe zgjatjen e konfliktit në lindje të vendit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo e përshkroi Ukrainën si shtetin më të varfër në Europë dhe një nga më të korruptuarit në botë.

Anketimet e fundit e vendosin Tymoshenkon para Presidentit aktual, Petro Poroshenko.

Yulia Tymoshenko kandidoi për presidente edhe në vitin 2010, mirëpo humbi nga rivali i saj Viktor Janukoviç, i cili e la postin pas protestave masive që kërkonin lidhje më të afërta me Perëndimin.

Kur Janukoviç ishte në pushtet, Yulia Tymoshenko u dënua me 7 vjet burg për korrupsion.