Një ekip studiuesish që po gërmonin në Spanjë, zbuluan një kamë (mjet i mprehtë nga të dy anët) të formuar nga kristalet e shkëmbit. Ekspertët thonë se kama është ‘mjeti më i sofistikuar teknikisht’ që është zbuluar ndonjëherë në gadishullin Iberik dhe ka kërkuar aftësi të mëdha për të gdhendur.
Objekti, i cili është rreth 5.000 vjeçar, u gjet larg minierave të kristalta, gjë që sugjeron se ai dikur i përkisnin një individi elitar që pagoi çmim të madh për të. Studiuesit gjithashtu spekulojnë se kristali i shkëmbit gjatë kësaj kohe mund të ketë pasur një rëndësi simbolike dhe përdorej për fuqi magjike dhe lidhje me paraardhësit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAta ndoshta paraqisnin objekte funerale të arritshme vetëm për elitën e kësaj periudhe kohore, thuhet në studimin e botuar në revistën “Quaternary International”.
“Lidhja e tehut të kamës me një dorezë të bërë prej fildishi, gjithashtu një lëndë e parë jo-lokale që duhet të ketë pasur një vlerë të madhe, sugjeron fuqimisht statusin e rangut të lartë të njerëzve që përdorin objekte të tilla”, thonë studiuesit.
Gërmimi në jugperëndim të Spanjës ishte bashkëpunim i studiuesve nga Universiteti i Granadas, Universiteti i Sevillas dhe Këshilli i Lartë i Kërkimeve Spanjolle. \ a2news