Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Në shkretëtirën më të thatë në botë kanë çelur lule

Mirë se vini në shkretëtirën e Atacama, e cila është shkretëtira më e thatë në Tokë. Ajo shtrihet në 1 mijë kilometra rrip toke, në bregun perëndimor të Amerikës së Jugut.

Reshjet mesatare në rajon janë rreth 15 milimetra në vit. Por, çdo pesë deri në shtatë vjet, reshjet e pazakonshme në vjeshtë bëjnë që të lulëzojnë më shumë se 200 lloje të luleve në pranverë, shkruan skan.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Image

Hera e fundit që kjo ndodhi ishte në vitin 2015, ku ngjyra rozë mbizotëroi fushën dhe ngjarja u kthye në kryefjalën e mediave.

Këtë here lulëzimi ka ardhur më herët. Vetëm dy vjet pas rastit të fundit, turistët po fluturojnë për të shijuar fenomenin e quajtur “desierto florido” ose shkretëtira e lulëzuar.

Image