Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae In dërgoi sot 200 tonë mandarina në Korenë e Veriut në shenjë miqësie.
Kjo lëvizje vjen si pjesë e marrëveshjeve të tyre për dhënien fund të armiqësisë në Gadishullin Korean.
Mandarinat u dërguan nga ishulli Jeju dhe ishin një ”përgjigje” ndaj dy tonëve kërpudha që Koreja e Veriut i kishte dërguar presidentit Moon në shtator.
Sipas zyrës së shtypit të presidentit, dërgesa do të transportohet me avionë në 20 000 kuti.
Mandarinat janë frut i sezonit në Korenë e Jugut./ATA
Artikuj të ngjashëm
-
Koreja e Veriut lëshon edhe 350 balona me mbeturina në hapësirën e Koresë së Jugut
-
Koreja e Veriut lëshon edhe 600 balona me mbeturina në Korenë e Jugut
-
Koreja Jugore ndihmon Korenë Veriore
-
Koreja e Veriut ka dërguar trupa të reja në Ukrainë, njofton Seuli zyrtar
-
Koreja e Veriut përgatitet të dërgojë trupa shtesë në Ukrainë, thotë Koreja e Jugut