Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Koreja Jugore ndihmon Korenë Veriore

Qeveria e Koresë Jugore ka njoftuar se e ka në plan të dërgojë ndihma ushqimore për Korenë Veriore.

Vendimi u mor një ditë pasi presidenti i Koresë së Jugut Moon-Jae-in dhe homologu i tij amerikan Donald Trump, diskutuan për krizën humanitare në shtetin komunist.

Lidhur me bisedën telefonike mes udhëheqësve të Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara, ministri për Bashkim i Koresë së Jugut, u tha gazetarëve se Ministria do të mbajë një takim për të diskutuar se çfarë mund të bëhet për Korenë e Veriut, transmeton KTV.

Së fundmi, OKB-ja ka njoftuar se rreth 10 milionë njerëz në Korenë e Veriut aktualisht vuajnë nga mungesa e theksuar ushqimore. Ky shtet i Azisë lindore u përball me një nga stinët më të këqija të të korrurave në dhjetë vjetët e fundit.