Koreja e Jugut do të ofrojë 10 milionë dollarë ndihmë humanitare për Ukrainën ndërkohë që pushtimi rus vazhdon, ka bërë të ditur Ministria e Jashtme e Seulit.
Kjo ministri ka thënë se mbështetja do të bëhet përmes konsultimeve me qeveritë e Ukrainës, vendet fqinje dhe organizatat ndërkombëtare.
Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, urdhëroi të hënën qeverinë që të sigurojë me shpejtësi mbështetje humanitare për Ukrainën.
“Shpresojmë që mbështetja e qeverisë sonë të ndihmojë në mënyrë efektive popullin dhe refugjatët ukrainas, dhe do të vazhdojmë kontributin aktiv për zgjidhjen e krizës humanitare në Ukrainë”, ka thënë ministria.
Artikuj të ngjashëm
-
Koreja e Veriut përgatitet të dërgojë trupa shtesë në Ukrainë, thotë Koreja e Jugut
-
Koreja e Jugut do të zgjerojë mbështetjen për Ukrainën
-
Presidenti Yoon Suk Yeol viziton Ukrainën
-
Japonia do të ofrojë ndihmë shtesë për Ukrainën dhe vendet fqinje
-
Suedia do të ndajë 1,59 miliard dollarë ndihmë për Ukrainën