Një kultivues gjarpërinjsh në Karolinën e Veriut (SHBA), zbuloi një bashkëdyzim interesant në hapësirat ku i mbante gjarpërinjtë e vegjël.
Bëhet fjalë për një gjarpër të llojit “albino” që i ka dy koka, shkroi "Upi" të enjten.
Jimmy Mabe tha se në njërën kokë gjendet stomaku, e në tjetrën mushkëritë, derisa kokat sipas tij, punojnë normalisht.
"Ana e djathtë është pak më agresive se e majta. Kështu që dëshiron të më kafshojë më shumë", deklaroi ai. Mabe shtoi se kokat ende po "mendojnë" se si do të jetojnë së bashku.
"Kanë mendje të ndryshme për të shkuar në drejtime të ndara", deklaroi amerikani, duke shtuar se publiku mund ta takojë gjarprin e pazakontë më 15-16 tetor.