Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Në një librari të Torontos rikthehet një album pas 40 vjetësh

Punonjësit e një librarie në Toronto janë shokuar kur një album i cili ishte marrë nga libraria para 40 vjetëve është rikthyer sërish.

Libraria publike e Torontos ka shkruar në Instagram se albumi i cili është rikthyer gjatë kësaj jave është ‘Dance Music from the time of Praetorius” nga Fritz Neumayer.

Punonjësit e librarisë e kontrolluan datën se kur ishte lëshuar albumi, dhe u habiten kur panë datën 5 tetor 1982.

“Shumë mirë që u eliminuan gjobat vitin e kaluar për vonimin e librave në librari”, kanë shkruar zyrtarët.