Banorët në lindje të Melbournet mund të përballen me gjoba të majme nëse macet e tyre dalin dhe bredhin nëpër rrugë.
“Ora policore 24-orëshe për macet” po implementohet nga qyteti i Knoxit dhe do të hyjë në efekt nga 1 tetori, raporton “9news.com.au”.
Por rregulli po vlerësohet i padrejtë nga disa banorë lokal, përfshirë edhe nga pronarët e maces dyvjeçare Franklin që pëlqen të eksplorojë.
“Ne mundohemi të mbajmë macën tonë në oborr, por nganjëherë ik dhe shkon në oborr të fqinjit” , ka thënë pronarja e Franklinit, Madeline White.
Artikuj të ngjashëm