Tokio, 13 shkurt – Policia japoneze ka arrestuar një grua dhe djalin e saj për një sërë rezervimesh të rreme në hotele, që, sipas medieve lokale, kanë pësuar dëme mbi 950 000 euro, me qëllim fitimin e mijëra eurove në pikë shpërblyese.
Policia e rajonit të Kiotos konfirmoi se gruaja 51-vjeçare dhe djali i saj 31-vjeçar u arrestuan për rezervimet e rreme të bëra në nëntor në tre hotele, duke u shkaktuar institucioneve në fjalë një humbje prej 95 000 jenësh (792 euro).
Por, këto akuza mund të jenë vetëm maja e ajsbergut.
Sipas disa medieve lokale, dyshja ka bërë rreth 3 250 rezervime nëpër hotele në të gjithë Japoninë gjatë vitit të kaluar, përmes një shërbimi në internet, që më pas janë anuluar për mosshfaqje, duke shkaktuar dëme prej 115 milionë jenësh (958 000 euro) në këto institucione.
Falë këtyre transaksioneve, ata fituan pikë shpërblyese në vlerë 2,5 milionë jenë, rreth 21 000 euro/AFP.
-
Trupi pa kokë gjendet në një dhomë hoteli, policia japoneze arreston një grua dhe prindërit e saj
-
Arrestohet një grua në Pejë për vjedhjen e mbi 176 mijë dollarëve dhe mijëra eurove
-
Gjermania arreston 18 të dyshuar për mashtrim online, dëmi mbi 300 milionë euro
-
Babai në Shtime raportoi vjedhjen e mbi 24.000 eurove, arrestohet i biri
-
Sekuestrohen mijëra euro false në një operacion policor në Prishtinë