U deshën tre avionë të mëdhenj të tipit “Boeing 747”, të mbushur plot me patate të ngrira, për të shmangur krizën e restoranteve në Japoni, veçanërisht ato shërbimit të shpejtë.
Në fakt japonezët nuk ushqehen vetëm me sushi, siç mund të mendojnë disa, madje stili i jetës në metropol i afrohet shumë atij perëndimor të të ngrënit, ku nuk mungojnë padyshim edhe patatet e fërguara.
Pjesa më e madhe këtij produkti nuk kultivohet në Japoni dhe importohet nga vende të ndryshme, në veçanti nga Kanadaja.
Por vështirësitë e transportimit të produktit të përpunuar me kontejnerë, nga fillimi pandemisë, ka ulur shumë sasinë e patateve në atë vend, aq sa një kompani si Mc Donalds ka deklaruar se nuk do të shërbejë më porcione të mëdha patatesh.
Përkohësisht, dërgesa me avionë do të shmangë mbarimin e patateve, por kosto e lartë e transportit në vijë ajrore nuk e bën një zgjedhje të qëndrueshme.
Mungesat nuk përfshijnë vetëm Japoninë, por edhe vende të tjera aziatike, madje edhe vetë Shtetet e Bashkuara. /A2
-
Japonia ngre avionët luftarakë pasi ata rus fluturuan afër hapësirës ajrore të saj
-
Trendi botëror po shteron rezervat e Japonisë me çajin matcha
-
Trumpi kërcënon Japoninë me tarifa të reja
-
Nga viti 2030, Japonia synon të transportojë mallrat pa kamionë e shoferë
-
Një bombë amerikane nga Lufta e Dytë Botërore shpërthen në aeroportin japonez