Një çift duke ecur në një plazh të Irlandës së Veriut gjetën një shishe, e cila thuhet se u hodh në vitin 2019. Rita Simmonds dhe Ciaran Marronn thanë se shishja ishte prej qelqi, e brenda kishte dy dollarë me një shënim.
"Një nxënëse e re, e quajtur Sasha, e kishte hedhur shishen në oqean. Në letrën e saj të shkruar me dorë, 11-vjeçarja ka folur për hobi, familjen e saj, duke dhënë një numër telefoni. Një datë e shënuar në cep të letrës, tregon që shishja qëndroi e mbyllur dhe e padëmtuar për tri vjet, ka deklaruar Simmonds duke treguar për përmbajtjen e letrës.
“Kemi gjetur gjëra të mahnitshme në plazh më parë, si për shembull fosile dhe gurë, mirëpo kurrë diçka të tillë”, ka deklaruar Simmonds.
Shishja thuhet se është ndër të rrallat që e kishte kaluar Oqeanin Atlantik.
-
Kapen disa mesazhe të hedhura në det, turisti vendos të mos i hapë
-
Historia e mesazhit në shishe që shkoi nga Irlanda në New Jersey
-
Gjendet mesazhi në shishe që “udhëtoi” 4 mijë kilometra
-
Mesazhi nga 1961-ta gjendet në shishen e hedhur në det
-
“Më ndihmoni, jam zënë rob...”, mesazhi i çuditshëm që u gjet në shishe