Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Gjendet mesazhi në shishe që “udhëtoi” 4 mijë kilometra

Një mesazh në shishe që u hodh në brigjet e Nova Scotias të Kanadasë, u gjet në një plazh në Irlandë pas 18 muajsh, shkroi Upi të enjten.

Elaine Cullen deklaroi se po ecte me qenin e saj në plazhin Rostonstown, në bregun juglindore të Irlandës, kur vuri re një shishe në rërë.

“Sapo hyra në plazh vura re. Dikur kisha dërguar një mesazh në shishe vite më parë kur isha adoleshente me miqtë e mi dhe menjëherë mendova se edhe ky ishte mesazh në shishe. Kur e mora, kishte një qese plastike brenda, kështu që e dija se duhej të kishte letrën. E mor në shtëpi dhe e hapa”, tha Cullen.

Ajo shtoi se në letër përmendeshin emrat e personave që kishin hedhur shishen, Eddie Strang, Claire, Brody Cottreau dhe Hime Muse.

Cullen gjeti kontakt të Brody Cottreau dhe i dërgoi mesazh.

Edhe Historia e mesazhit në shishe që shkoi nga Irlanda në New Jersey Kuriozitet Historia e mesazhit në shishe që shkoi nga Irlanda në New Jersey

Peshkatari Cottreau u shpreh i befasuar që dikush kishte gjetur mesazhin.

“Isha shumë i emocionuar, ma ndreqi ditën. Më habiti që ajo shishe qelqi udhëtoi afërsisht 4 mijë e 500 kilometra”, tha ai.