Ekuadori konfirmoi, pas analizave të ADN-së, se breshka gjigante e zbuluar më 2019 në arkipelagun Galapagos, i përket një specieje për të cilën ekspertët kanë besuar se ishte zhdukur para më shumë se një shekulli.
“Besohej se ishte zhdukur prej më shumë se 100 vjetësh. Ne kemi konfirmuar ekzistencën e saj. Breshka e species Chelonoidis phantasticus është zbuluar në Galapagos”, u shpreh ministri i Mjedisit i Ekuadorit, Gustavo Marique.
Për të përcaktuar saktësisht specien e saj, një ekip gjeneticienësh nga Universiteti Amerikan i Yale krahasoi ADN-në e kësaj breshke femër të gjetur në ishullin Fernandina me atë të një mashkulli, e fundit që ishte regjistruar në Galapagos më 1906.
“Ky zbulim natyrisht forcon shpresën tonë për të shpëtuar këtë specie”, nënvizoi Danny Rueda, drejtori i Parkut Kombëtar Galapagos (PNG). \atsh
-
Autoritetet në Ekuador konfiskojnë 185 breshka të Galapagosit nga kontrabandistët
-
Identifikohet specia e re e dinozaurit gjigand
-
Pas dy dekadash rishfaqet gjarpri më i vogël në botë
-
Ekuadori kap nëndetësen me pesë tonë drogë në ishujt Galapagos
-
Gjenden mbetje fosile të një kafshe në Peru, besohet të jetë më e rënda ndonjëherë