Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Në fabrikën e patateve gjendet një granatë e Luftës së Dytë Botërore

patatja, 7 prill

Punëtorët në një fabrikë të patateve në Zelandën e Re, hasën në një granatë brenda objektit ku punonin, raportoi faqja Upi të enjten.

Punëtorët e ndërrimit të natës po i ngarkonin 28 tonë patate kur e panë mjetin që besohet se daton nga Lufta e Dytë Botërore. Granata ishte e llojit që përdoret për stërvitje të ushtarëve.

“Në fillim dukej si një patate me baltë. Punëtorët ishin të qetë dhe reaguan në mënyrë shumë profesionale”, deklaroi menaxheri Roland Spitaels.

Ai tha se njoftuan Policinë për ta bërë asgjësimin e mjetit shpërthyes, derisa autoritetet thanë se granata ishte e dorës, e tipit Mills.

“Për 30 vjet të funksionimit të fabrikës, ky ishte ‘incidenti’ i parë”, ka deklaruar Spitaels.

Artikuj të ngjashëm