Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Ndërtohet ura më e gjatë në botë për këmbësorë

Ura këmbësore më e gjatë në botë u hap të shtunën në alpet zvicerane pranë qytetit të Zermattit. Struktura me gjatësi 494 metra dhe rreth 85 metra e lartë varet mbi luginën Grabengufer.

Bordi i Turizmit në Zermatt pohon se ura është më e gjata në botë, edhe pse një urë e ngjashme në Austri varet rreth 110 metra lart nga toka.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për ndërtimin e urës u deshën rreth 10 javë ndërsa kabllot peshojnë rreth 7257 kg.

Ura ndodhet përgjatë gjurmës Europaweg, një rrugë dy-ditore në këmbë midis Zermatt dhe Grachen që ofron një pamje spektakolare të Matterhorn 4,478 metër i lartë.

Ura zëvendëson një urë tjetër të ngjashme, e cila u mbyll në vitin 2010 për shkak të dëmtimit të shkëmbinjve, gjë që e detyroi Alpinistët të ngjiten në 500m poshtë në luginë dhe të ktheheshin përsëri.

{gallery}