Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Hapet në Portugali ura më e gjatë në botë për këmbësorë

Ura më e gjatë e këmbësorëve në botë, sapo është hapur në Portugali.

Ura e quajtur “516 Arouca” është e gjatë 516 metra dhe është e vendosur në qytetin e Aroucas, e cila lidh ujëvarën e Aguieriras dhe Paiva Gorges.

Ajo është bërë e njohur pasi do të krijojë mundësi për zhvillimin e sporteve ekstreme.

Rruga nëpër urë mund t’ia marr secilit afërsisht 10 minuta, për ta kaluar.

Ura është e stilit Tibetin, ndërkohë që ajo është e ndërtuar në atë mënyrë, që mbahet nga kabllo të hekurit dhe dy kulla në formë të V-së. Ajo ndodhet afro 515 metra në lartësi prej tokës.

Ndërtimi i urës ka zgjatur plot 3 vjet.

Artikuj të ngjashëm