Kuriozitet

Ndalohen planet e Teslas për ndërtimin e një fabrike në Gjermani shkaku i gjarpërinjve e hardhucave

Tesla është urdhëruar sërish të pezullojë përgatitjet për ndërtimin e një fabrike të veturave në Gjermani, pas një ankese të suksesshme në gjykatë të ambientalistëve, shkruan BBC.

Prodhuesi i veturave elektrike ka qenë duke pastruar tokën në një zonë malore në afërsi të kryeqendrës Berlinit, për ndërtimin e fabrikës së saj evropiane për vetura dhe bateri.

Por, ambientalistët kanë thënë se kjo fabrikë do të rrezikojë habitatet e hardhucave e gjarpërinjve.

Një gjykatë në Frankfurt an der Oder ka urdhëruar që të ndalohet pastrimi i pyllit, deri në një ekzaminim të mëtutjeshëm.

Një vendim i ngjashëm i gjykatës kishte stopuar planet e Teska për një fabrikë në Grunheide, në shtetin lindor të Brandenburgut.

Tesla nuk ka komentuar publikisht ndaj vendimeve.