Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Tesla synon të zgjerohet në Gjermani

Kompania Tesla ka në plan t’i zgjerojë terrenet e fabrikës në Gjermani, ndonëse autoritetet gjermane pezulluan punët, me arsyetimin se kanë nevojë për më tepër sqarime.

Reutersi raportoi të mërkurën se kryetari i bashkisë Gruenheide, doli në vendin ku po kryhen punimet, derisa nuk dha detaje nëse çështja do të trajtohet sivjet.

Kompania amerikane për prodhimin e veturave, në maj të sivjetmë paraqiti kërkesë për të ndërtuar fabrikë në mbi 100 hektarë tokë, në lindje në Gjermanisë, me qëllim që të rritet mundësia e prodhimit.

Aktualisht, Tesla i ka në dispozicion 300 hektarë tokë për punë.

Tash planifikon të ketë hapësirë për fabrikë të baterive, zonë logjistike dhe hapësira shtesë të parkimit.

Artikuj të ngjashëm