Administrata Amerikane e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) pati dërguar në planetin Mars dy anije kozmike gjatë vitit 1976. Anija kozmike e quajtur “Viking1” preku tokën e Marsit më 20 korrik 1976 kurse “Viking2” preku planetin e kuq më 3 shtator të po atij viti.
Shkencëtari Dirk Schulze-Makuch nga Universiteti Teknik i Berlinit pretendon se gjatë misionit të studimit në Mars, “Viking” pa dashje ka shkaktuar mbytjen e disa organizmave që mund të kenë jetuar atje. Kjo sepse ky mision ka shtuar pak ujë në tokën e marsit për të bërë studimin.
Testi, i njohur si eksperimenti “Viking Labeled Release”, fillimisht u kthye pozitiv për metabolizëm, por një hulumtim i mëvonshëm lidhur me çështjen nuk gjeti asnjë gjurmë të materialit organik, ka shkruar “DailyMail”.
Schulze-Makuch beson se uji që përmban një zgjidhje ushqyese në tokë mund të ketë qenë tepër i lëngshëm “dhe çdo jetë vdiq pas një kohe”.

Edhe pse kjo teori mund të duket e çuditshme, ky është rasti pothuajse i njëjtë sikur i mikrobeve që jetojnë brenda shkëmbinjve të kripur në Atakamë, e cila ka një peizazh të ngjashëm me Marsin. Mikrobet atje nuk kanë nevojë për shi për të mbijetuar dhe sasia e madhe e ujit do t’i çrrënjoste ato.
Edhe
Ekuipazhi i misionit Artemis II largohet nga orbita e Tokës
Teoria ishte se nëse do të kishte jetë në Mars, mikroorganizmat do të konsumonin lëndët ushqyese dhe do ta lironin karbonin radioaktiv si gaz.
Dirk Schulze-Makuch ka thënë se nëse qelizat marsiane përmbanin peroksid hidrogjeni, eksperimenti do t’i kishte mbytur ato.
Ky test përzjeu monoksidin e karbonit dhe dyoksidin e karbonit nga Toka për të parë nëse karboni do të inkorporohet në sipërfaqe.
“Eksperimentet nga anijet ‘Viking’, që përfshinin shtimin e ujit në mostrat e sipërfaqes së Marsit, mund t’i kishin pushtuar këto mikrobe të mundshme, duke çuar në zhdukjen e tyre”, ka thënë ai.
Edhe
Shkencëtarët besojnë se kanë dëgjuar vetëtimë në Mars
“Vikingët” vazhduan misionet e tyre deri në transmetimin përfundimtar në Tokë më 11 nëntor 1982 (Viking 1) dhe 11 prill 1980 (Viking 2), por janë ende të ulur në Mars edhe sot e kësaj dite.
Përgatiti: Vita Abrashi-Kajtazi