Hapësira midis planetit të Saturnit dhe unazave të tij duket se është “relativisht pa pluhur”, tha dje NASA.
Sipas një njoftimi për shtyp nga laboratori për shtytje reaktive i agjencisë hapësinore, ky zbulim vjen si rezultat i të dhënave të mbledhura nga anija hapësinore, ”Cassini”, e cila javën e kaluar bëri për herë të parë një pikiatë midis Saturnit dhe unazave të tij.
“Me sa duket, shtresa midis unazave dhe Saturnit është boshllëku i madh”, tha menaxheri i projektit ”Cassini”, Earl Maize gjatë një njoftimi.
“Ky është një lajm i mirë për ‘Cassini’-n, duke i lejuar anijes hapësinore të bëjë 21 zhytjet e saj të ardhshme pa përdorur antenën e saj në formë disku si një mburojë ndaj grimcave të pluhurit”, tha NASA.
Përdorimi i antenës si një mburojë e bëri “Cassini”-n të paarritshëm gjatë pikiatës së tij të parë.
-
Anija kozmike Cassini kalon në territorin e paeksploruar midis Saturnit dhe unazave të tij
-
Zbulohet misteri i Saturnit, një ditë zgjat 10 orë e 33 minuta
-
Saturni po humb të gjitha unazat e tij
-
Teleskopi i NASA-s zbulon një hënë të re që sillet rreth Uranit
-
Pranë Uranit mund të ketë jetë, thotë studimi i fundit