NASA është duke paguar kompani me 1 dollar për të mbledhur gurë nga Hëna. Lunar Outpost u pranua të enjten si kompani ofertuese, duke qenë kështu një nga katër kontratat e nënshkruara nga NASA, nën programin e saj për të mbledhur burime hënore më kosto të ulët.
Fituesit e tjerë ishin Masten Space Systems me bazë në Kaliforni dhe iSpace me bazë në Tokio, së bashku me filialin e saj evropian.
NASA do të paguajë kompanitë për koleksionet individuale të regolitit hënor ose tokës së hënës, mes 50 gram dhe 500 gram në peshë.
“Kompanitë do t’i mbledhin mostrat dhe më pas do të na japin prova vizuale dhe të dhëna të tjera që janë mbledhur”, ka thënë një zëdhënës i NASA-s.
“Plani është që misioni të zhvillohet në 2023-n, por jemi duke punuar me disa kompani të ndryshme zbarkimi, të cilat mund të rezultojnë në një datë më të hershme të nisjes”, ka deklaruar CEO i Lunar Outpost, Justin Cyrus.
-
NASA ofron 3 milionë dollarë kush i riciklon jashtëqitjet e astronautëve në hapësirë
-
Pas dekadash, Kina do të fillojë mision hapësinor për të mbledhur gurë në Hënë
-
Amerika sërish kërkon të dërgojë njerëz në Hënë
-
NASA synon të nisë njerëz drejt Hënës në muajin mars
-
NASA planifikon të dërgojë astronautë në mision në Hënë, për herë të parë në mbi 50 vjet