Dy mysafirë të paftuar e kanë befasuar një familje në Florida. Ariu me këlyshin e tij i janë afruar derës së shtëpisë, duke tentuar ta hapnin.
E zonja e shtëpisë, Marlene Stark, deklaroi se ishte brenda kur kamera e sigurisë lajmëroi se dikush gjendej para derës.
“Ne nuk e dinim që ishin arinj. Kështu, u nisëm te dera të befasuar, derisa më pas e mbyllëm me çelës derën nga brenda”, deklaroi ajo.
Stark tha se arinjtë në këtë lagje të Floridës janë të ‘zakonshëm’, për faktin se nuk hera e parë që kanë parë diçka të tillë.
Ajo shtoi se nuk ia ka idenë pse arinjtë tentuan të futeshin në shtëpi, derisa tha se aroma e gatimit ka mundur t’i tërhiqte.