Kuriozitet

Muzeu i mbeturinave përkrah riciklimin

Kush do të kishte menduar se shportat e riciklimit do të ktheheshin në magnet për vizitorët e muzeut? Por një i tillë porsa i ka hapur dyert për vizitorët në Shën Petersburg.

Shumica e njerëzve e dinë se kontejnerët me ngjyra të ndryshme përdoren për t’i ndarë llojet e mbeturinave dhe për t’i ricikluar ato. Por është hera e parë që kontejnerët e ngjashëm i mirëpresin njerëzit me të hyrë në muze.

Por kjo ekspozitë në muzeun “PRO Waste” shpalos një rrëfim krejt tjetër me atë që ndodh me mbeturinat pas mbledhjes së tyre.

Gjithkush mund të shohë të gjitha etapat e mbledhjes dhe përpunimit të mbeturinave deri në produktin final.

Drejtori i muzeut, German Khilchenko, thotë se është e rëndësishme që njerëzit të ndihmohen që të mos i humbin mbeturinat kot.

Ai thotë se qëllimi është që vizitorët të shohin të gjitha etapat dhe të krijojnë një përshtypje për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit. \ Ap