“Mulliri i Pashës”, kështu njihej objekti me të cilin dikur identifikohej Prugovci, fshat në Komunën e Prishtinës.
Por, ka dekada prejse është rrënuar dhe nuk ka gjurmë të tij. Megjithatë, piktura është parë një formë për të dëshmuar ekzistencën e tij, të cilën e ka realizuar piktori Fetah Dragusha.
Një dhomë të tërë e ka mbushur me piktura. Domethënia e tyre lidhet më së shumti me ngjarjet e mëdha që i njeh historia, por pikënisje e tij ishte piktura që lidhet me vendin ku jeton piktori Dragusha.
Piktori 60-vjeçar posedon pikturën e vetme dedikuar Mullirit mbi 100-vjeçar të Prugovcit të Komunës së Prishtinës, vendlindjes së tij, raporton emisioni SOT në KTV.
Ndonëse objekti më nuk ekziston, me pikturën e krijuar, ai tha se po ruan një pjesë të historisë.
Të kohëpaskohshme i ka dëshirat për të realizuar ndonjë pikturë të re.
Derisa në dhomën të cilën ai e quan si atele, pikturat e tij u përkasin natyrave të ndryshme.
Edhe
Lumi Llap, dikur pika më atraktive e Prugovcit
Dragusha, si autodidakt në pikturë, ka shfrytëzuar edhe leximin si orientim për krijim të pikturave me domethënie historike.
60-vjeçari thotë se në Kosovë piktura nuk vlerësohet sa duhet, por thotë se vazhdon ta bëjë atë që nga fëmijëria.
Piktori tashmë në moshë, thotë se nuk punon me porosi me para dhe se shumë vepra i jep si dhuratë për familjarët e miqtë.