Ka një shtrirje prej 6 kilometrash.
Ky është fshati Prugovc i Komunës së Prishtinës.
Është i rrethuar me male në të dyja anët, por reliefi i këtij fshati është i rrafshët.
Të veçantë shumë vite më parë e bënte mulliri funksional, i cili ishte shkatërruar dhe nga i cili nuk ka asnjë gjurmë ekzistence.
E vetmja dëshmi e pamjes së tij të dikurshme është piktura e realizuar nga piktori Fetah Dragusha.
Edhe
Protestojnë banorët e Prugovcit dhe Barilevës, kërkojnë rrethrrotullimin e premtuar
Fshati Prugovc përshkohet nga lumi Llap, i cili dikur i jepte pamje piktoreske vendit, porse faktorë të ndryshëm sikurse mbeturinat, kanë ndikuar në ndotjen e plotë të tij.
Është përfaqësuesi i fshatit ai që vë në pah faktin se banorët e kanë ngritur si shqetësim, por përgjigje nuk kanë pranuar.
Banorë aktivë në fushën e bujqësisë, por jo edhe në atë të blegtorisë. Kështu mund të përshkruhen banorët e lagjeve të fshatit.
90 vjet themelim ka shkolla e fshatit, së cilës i japin gjallëri nxënësit e lagjeve përreth.
Edhe
Rruga në Prugoc, e nisur për të përmirësuar jetën e banorëve, është kthyer në rrezik për ta
Aty i ka mbushur plot 32 vjet përvojë pune arsimtari Naim Dragusha. Veç tjerash, ai përmend vështirësitë e të punuarit në vitet e sundimit serb.
Me vendndodhje në afërsi të Prishtinës, fshati Prugovc gëzon infrastrukturë të rregullt, porse kërkesë e banorëve është kthimi i lumit në pamjen që e kishte dikur.