Bukëpjekësit në Meksikë janë bashkuar për të gatuar 20.689 copë bukë dhe për t’i mbledhur ato në mozaikun më të madh të bukës në botë, me përmasa 2.222 metra katrorë, shkroi të dielën “UPI”.
Rekordet Botërore të Guinnessit tregojnë se një ekip prej pesë furrtarësh në Municipio de Zacatlan të Pueblas, punuan së bashku për të thyer rekordin për mozaikun më të madh të bukës në botë për “Dia de los Muertos”, apo Ditën meksikane të të Vdekurve.
Mozaiku ishte një imazh i “La Catrinas” - figurë tradicionale e skeletit të lidhur me festën.
Guinness njoftoi se furrtarëve iu deshën dy javë për të pjekur të gjithë bukën e përfshirë në rekord.
Artikuj të ngjashëm