Dy motra albino kanë shkaktuar shumë zhurmë në qytetin e tyre në Kazakistan. Asel dhe Kamila Kalaganova kanë një diferencë moshe prej 12 vitesh dhe tani ato janë kthyer si modelet më të kërkuara në vendlindjen e tyre, përcjell oranews shkrimin.
Kamila është dy vjeç, Asel 14 vjeç dhe vëllai i tyre Aldiyar, tetë vjeç. Aldiyar ka pamje si të gjithë të tjerët në Kazakistan, ndërsa dy motrat dallojnë nga të tjerët.
Shumë njerëz nuk dinë se çfarë janë albinos . Nëna e saj, Aiman Sarkitova, 38 vjeç, gjithashtu ishte e tronditur kur lindi Asel. Mjekët menduan se vajza kishte një baba rus.
Ardhja në jetë e Kamilës, që ishte identike si motra e saj, ngjalli edhe më shumë interes.
{gallery}
“Fillova të lexoj shumë për këtë çështje dhe kam mësuar që fëmijët e mi janë albinotë. Në fillim kam qenë shumë e befasuar dhe nuk dija se çfarë të bëja apo si të jetoja. Ka edhe albinos të tjerë, por unë nuk isha në dijeni të kësaj”, është shprehur nëna e dy vajzave.
Edhe
Binjaket që lindën me pak minuta diferencë – por me baballarë të ndryshëm
Vajzat duhet të kujdesen shumë për veten e tyre dhe të mos ekspozohen nga rrezet e diellit. Nëna e tyre kujdeset që vajzat të vendosin krem dielli sa herë që dalin dhe të veshin rroba që ia mbrojnë lëkurën, madje Asel del gjithmonë me çadër.
Vajzat gjithashtu kanë probleme edhe me sytë dhe kur dalin jashtë vendosin syze. Asel ishte dhjetë vjeç kur filloi modelingun dhe tani ka 23.800 ndjekës.
Albinos nuk ndryshojnë shumë nga fëmijët e tjerë, vetëm flokët, qerpikët, sytë dhe ngjyra e lëkurës së tyre.