Gjersa i gjithë vendi ndodhet në karantinë për shkak të përhapjes së COVID-19, rrugët janë bosh.
Nëpër to shikohen vetëm forcat e ushtrisë dhe pak ata persona që kanë autorizimin për të lëvizur.
Skulptura “Djali dhe kali”, e vendosur në qendër të Kamzës në rrethrrotulimin e saj ka marrë një pamje krejt tjetër.
Monumentit të realizuar nga Vladimir Llakaj i është venë një maskë kirurgjikale si shenjë solidarizimi në këto ditë të rrezikshme për të gjithë.
Artisti është shprehur se skulptura që solli shumë pikëpyetje dhe kritika nga qytetarët e Kamzës ka si qëllim të edukojë dhe kulturojë vendin dhe me vendosjen e maskës ky qëllim po realizohet dyfish.
Monumenti shpreh edukim për të gjithë që të mos lëvizin pa mjete mbrojtëse si maska apo doreza për të shmangur përhapjen e koronavirusit, problemit kryesor të tanishëm të të gjithë botës/Shqiptarja.
-
“COVID-19” e Alban Bujarit me imazhet e betejës për jetën
-
Kultura sërish në pauzë – artistët thërrasin për kujdes e vaksinim
-
FSK-ja dhuron maska në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
-
Videoja që tregon se si funksionon maska në parandalimin e përhapjes së COVID-19
-
Rëndësia e mbajtjes së maskës në mënyrë të duhur