Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, ditë më parë mori detyrën, pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II.
Ai i nisi takimet me qytetarët britanikë, por jo të gjitha kaluan pa momente të vështira. Por në takimet e tij të para me qytetarët britanikë, pati edhe momente të sikletshme.
“Sky News” publikoi pamjet kur një person iu ankua mbretit se miliona funte po shkojnë për parakalime, derisa tha se qytetarët po e kanë problem të paguajnë për energjinë elektrike.
“Derisa ne po luftojmë për t’i ngrohur shtëpitë tona, ne duhet të paguajmë për paradën. Tatimpaguesi paguan 100 milionë funte për ju dhe për çfarë?”, deklaroi ai, derisa mbreti Charles e injoroi thirrjen e tij.
Në atë moment, sigurimi i mbretit e “bllokoi” qytetarin, derisa Charles vazhdoi rrugën.
EdhePamjet kanë nxitur reagime në mediat online. Një pjesë e komentuesve në Twitter u pajtuan me reagimin e qytetarit që nuk u identifikua, derisa të tjerët komentuan “Rroftë mbreti”.
"While we struggle to heat our homes, we have to pay for your parade..."
— Lowkey (@Lowkey0nline) September 16, 2022
Charles confronted by a member of the public about the cost of living crisis pic.twitter.com/yl19KjTBKc
-
Mbreti Charles shpreh para Kongresit amerikan “respektin dhe miqësinë më të lartë” nga Britania
-
Mbreti Charles III përgëzon “përkushtimin” e Trumpit për të gjetur zgjidhje për konfliktet
-
Hyjnë në qarkullim kartëmonedhat me Mbretin Charles
-
Mbreti Charles shihet për herë të parë në publik që kur u njoftua se është me kancer