Mbreti Charles III ka përgëzuar presidentin e SHBA-së, Donald Trumpi, për siç ka thënë “angazhimin personal për të gjetur zgjidhje për disa nga konfliktet më të vështira në botë”, raporton "BBC".
"Sot, ndërsa tirania kërcënon sërish Evropën, ne dhe aleatët tanë qëndrojmë së bashku në mbështetje të Ukrainës, për të penguar agresionin dhe për të siguruar paqe”, ka thënë mbreti Charles.
Ai ka thënë se Britania e Madhe e SHBA-ja kanë marrëdhënien më të ngushtë të mbrojtjes ndonjëherë.
Ai më pas ka mbyllur fjalimin me një dolli për Trumpin, Melanian dhe popullin amerikan.
E presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se është shumë falënderues që është presidenti i parë i SHBA-së që është pritur dy herë në një vizitë shtetërore në Britani të Madhe. Ai ka thënë se është privilegj. Tha se është një prej ndereve më të mëdha.
-
Mbreti Charles vlerëson rëndësinë e aleancave me SHBA-në në “botën e kontestuar”
-
Trumpi pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë
-
Mbreti Charles nis sot vizitën në SHBA, Trumpi thotë se do të jetë “shumë i sigurt”
-
Britania e mirëpriti Trumpin si mbret, ashtu siç pretendon të jetë
-
Mbreti Charles fton Trumpin për vizitë në Britani të Madhe