Kuriozitet

Mjeku nga Michigani thuhet se ua dhuroi spermën e tij qindra çifteve

Një mjek nga Michigani thuhet se përdori spermën e tij për të pasur qindra foshnje me pacientë gjatë karrierës së tij 40-vjeçare. Ndonjëherë, kjo ndodhi edhe pa dijeninë e tyre.

Një grup i vëllezërve dhe motrave e kanë zbuluar këtë sekret pasi panë në një test online të ADN-së se përputhen gjenetikisht mes vete.

Siç shkruan The Sun, testi i ADN-së i gjurmoi tek Dr. Philip Peven, i cili ishte mjeku i prindërve të tyre. Ata tani besojnë se ai mjeku është babai i tyre.

Jaime Hall, një nga personat që ka bërë testin, pranoi se gjenet e lidheshin ngushtë me doktorin Peven dhe se pranoi se në fakt, babai i saj është mjeku në fjalë.

“Të gjithë kemi lindur në të njëjtin spital, të gjitha certifikatat tona të lindjes tregojnë se Dr.Peveni është babai ynë.

{gallery}

Hall tutje ka deklaruar se prindërit e saj, që tashmë kanë vdekur, besonin se babai i saj biologjik ishte një mik i familjes që u kishte dhënë atyre një mostër të spermës. Ajo deklaroi se nuk e kishte idenë që prindërit kishin përdorur spermën e doktorit.

Tutje, gruaja Hall kishte filluar në vitin 2008 të pyeste se kush ishte babai i saj biologjik pasi mbesa e saj, kishte thënë se burri që e rriti atë, nuk ishte babai i vërtetë.

Ajo filloi të hetojë në vitin 2017 dhe 2019 trungun familjar duke përdorur platforma online derisa ajo shkoi ta vizitonte doktorin Peven në shtëpinë e tij.

Peveni i shpjegoi asaj se ai do të mbarësonte pacientët e tij me një mostër të re sperme, qoftë të tijën apo të ndonjë prej mjekëve të tij.

Doktori që tani është 104-vjeçar ishte njohur për lindjen e rreth 9.000 foshnjave gjatë karrierës së tij 40-vjeçare në Detroit. Ai kishte përfunduar trajnimin e tij mjekësor në Spitalin dhe Qendrën Mjekësore në Çikago kur SHBA-ja hyri në luftë, më 1941.

Ai u pensionua në vitin 1987, kur kishte mbushur 70-vjeç.