Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Donatori i spermës që ka 550 fëmijë paditet për rritje të rrezikut të incestit

Donatori i spermës, i cili ka lindur 550 fëmijë në mbarë botën, Jonathan Jacob Meijer, është duke u paditur nga disa gra për rritjen e rrezikut të incestit, raportoi “NY Post”.

Holandezi 41-vjeçar ka dhuruar spermë në të paktën 13 klinika, përfshirë 11 në Holandë ku u fut në listën e zezë në vitin 2017 për shkak të lindjes së 102 fëmijëve.

Sipas udhëzimeve holandeze, donatorët nuk lejohen të bëhen baba të më shumë se 25 fëmijëve për të parandaluar incest ose probleme psikologjike për fëmijët që zbulojnë se kanë dhjetëra vëllezër e motra.

Meijer, i cili jeton në Kenia, ka vazhduar të dhurojë spermën e tij jashtë Holandës, përfshirë Danimarkën dhe Ukrainën, sipas Fondacionit Hollandez DonorKind, i cili ka ngritur një padi civile kundër tij.

Grupi pretendon se donatori ka gënjyer për numrin e fëmijëve që ai ka bërë.

Edhe “Babai” i 550 fëmijëve Kuriozitet “Babai” i 550 fëmijëve

“Po marrim masa kundër këtij njeriu sepse qeveria nuk po bën asgjë”, ka thënë për Telegraph, kryetari i DonorKind, Ties van der Meer. “Ai ka një shtrirje globale nëpërmjet internetit dhe bën biznes me banka të mëdha”, shtoi ai.

Njëra prej grave që e ka zgjedhur si donator holandezin ka thënë se po ta dinte që ka më shumë se 100 fëmijë, nuk do ta zgjidhte asnjëherë.

“Nëse do ta dija se ai kishte tashmë më shumë se 100 fëmijë, nuk do ta kisha zgjedhur kurrë këtë donator. Kur mendoj për pasojat që kjo mund të ketë për fëmijën tim, sëmurem. Shkuarja në gjykatë është e vetmja mënyrë për të mbrojtur fëmijën tim”, tha gruaja, e identifikuar si Eva, sipas Times të Londrës.

Avokati i DonorKind Mark de Hek ka thënë se proceset gjyqësore për Meijerin filluan pasi gratë iu lutën vazhdimisht që të ndalonte dhurimin e spermës së tij.

“Ne dhe disa nga nënat i jemi afruar, kemi kërkuar që të ndalojë, por ai ka refuzuar. Kjo është arsyeja pse veprimet ligjore janë opsioni i vetëm për të mbrojtur fëmijët", ka thënë ai.

Edhe Dhuruesi i spermës bart kancerin te rreth 200 fëmijë, disa vdiqën Lifestyle Dhuruesi i spermës bart kancerin te rreth 200 fëmijë, disa vdiqën

Fondacioni do t'i kërkojë gjykatës që të urdhërojë Meijerin të ndalojë dhurimin dhe të shkatërrojë të gjithë spermën e tij të ruajtur - përveç nëse është e rezervuar për një grua që tashmë ka lindur një nga fëmijët e tij.