Tokio, 15 dhjetor – “Mitsu” apo thjesht ”grumbullim”, që përmbledh se çfarë duhet të shmangësh gjatë takimeve me shumë njerëz përballë pandemisë së koronavirusit, u zgjodh fjala e vitit 2020 gjatë një votimi të gjerë publik.
Fjala u rendit në krye duke marrë 14% të votave nga një total prej 208.000 votash në vend me rastin e një konkursi të organizuar çdo vit nga një fondacion.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe pse aktualisht po përjeton një valë tjetër shqetësuese, Japonia deri më tani është kursyer relativisht nga pandemia në krahasim me rajonet e tjera të botës, duke shmangur kufizimet e detyrueshme.
Në vend të kësaj, banorët u urdhëruan veçanërisht të shmangnin situatat e grumbullimeve, një parim i distancës fizike i sintetizuar nga karakteri “mitsu”.
Shprehja, e popullarizuar nga fundi i marsit nga guvernatori i Tokios, Yuriko Koike, shpejt u bë … virale, duke frymëzuar vizatimet me kafshë, remixe tekno dhe madje dhe videolojërat.
Pas rekomandimeve të qeverisë për të shmangur situatat e grumbullimeve, shumë njerëz në Japoni u sollën sipas termit” mitsu”/ ATSH-AFP.