“Taksa” është zgjedhur nga publiku japonez si fjala e vitit 2023, duke reflektuar mbi shtrenjtimin e jetesës dhe reformat e shumëpërfolura të taksave në ekonominë e tretë më të madhe në botë.
Kjo fjalë u zgjodh në një sondazh online, në të cilin morën pjesë rreth 147 mijë respondentë. Sondazhi u krye nga “Kanji Aptitude Testing Foundation”. Gjithçka përkon me debatin masiv për ngritjen e taksave, që mbizotëroi gjatë vitit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLëvizja mbi taksat erdhi pasi inflacioni preku kulmin prej 4.3 për qind në Japoni gjatë vitit, e që gjendja u përkeqësua nga moslëvizja e pagave. Shifrat e inflacionit, që mund të duken si modeste për vendet tjera, janë shumë të pazakonta në Japoni.
Vendimi i Bankës Qendrore të Japonisë për t’i mbajtur të ulëta normat e interesit ka ulur vlerën e jenit japonez. “Çmimet po rriten e pagat s’po lëvizin”, kanë thënë respondentët e sondazhit, sipas CNN-it.
Fjala e dytë më e votuar sivjet ishte “nxehtësia” – për shkak të rekordit këtë verë. E treta doli “lufta” për shkak të titujve të shumtë në mediat lidhur me rrezikun për luftë botërore.