Ministri norvegjez i Peshkimit ka dhënë dorëheqje pasi ka shkelur protokollin e sigurisë gjatë një pushimi muajin e kaluar me të dashurën e tij të lindur në Iran.
Per Sandberg, 58 vjeç, pranoi të ketë shkuar me Bahareh Letnesin, 28 vjeçe, pa e informuar kryeministren e vendit dhe me vete kishte marrë telefonin qeveritar në Iran, raporton BBC.
Udhëtimi ka rrezikuar ekspozimin e Sandbergut ndaj spiunëve iranianë, pasi ai s’është dashur ta marrë me vete telefonin e punës, transmeton Koha.net.
Letnes është ish-mbretëreshë e bukurisë e cila tani menaxhon një biznes për eksportin e peshkut. Ajo ka leje-qëndrim norvegjez dhe ka mohuar të ketë ndonjë lidhje me qeverinë islamike të Iranit. Inteligjenca norvegjeze raportohet të ketë nisur hetimin e aktiviteteve të saja.
Kryeministrja Erna Solberg tha të ketë urdhëruar nga Sandbergu të dorëzojë telefonin e tij në polici për kontrolle sigurie. Ai ka dhënë dorëheqje edhe nga posti i zëvendëskryetarit të Partisë Progresiste.
“Vetë Peri kërkoi të largohej nga posti, dhe mendoj se ishte vendimi i duhur”, ka thënë kryeministrja, një Konservatore që është në koalicion qeverisës me Partinë Progresiste.
Edhe
Ministri norvegjez jep dorëheqjen pasi iu zbulua afera me një vajzë të shkollës së mesme
“Ai s’është treguar i kujdesshëm kur për çështjet e sigurisë”, ka thënë ajo, sipas AFP-së.
Ushqimi i detit është industria e dytë më e madhe eksportuese e Norvegjisë, pas naftës dhe gazit.
-
Burnham raportohet të ketë shkëmbyer mesazhe me një person që hiqej si zyrtare e lartë e Trumpit
-
Jep dorëheqjen kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen
-
Jep dorëheqje ambasadorja norvegjeze për shkak të lidhjeve me Epstein
-
Ministrja islandeze jep dorëheqje, pranon se pati një fëmijë me një adoleshent 30 vjet më parë