Kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta, po qëndron në Rugovë, ku ka provuar edhe lojërat ekstreme që janë vënë në këtë pjesë të vendit.
I ka dhënë adrenalinë të paparë kjo, e thotë se duhet ta provojnë të gjithë ata që janë të dashuruar pas sporteve ekstreme.
“Kush dëshiron të përjetojë një eksperiencë fantastike në Grykën e Rugovës duhet të shijojë Zip-Line. Është një adrenalinë e paparë! Sportet ekstreme do të mbeten përherë të dashura për mua!”, ka shkruar Meta në profilin e tij në Facebook.