Google ka një mënyrë krejt origjinale për të vënë në dukje kur teprohet me diçka, aq më tepër kur bëhet fjalë për pornografinë.
Dikush, diku ka vënë re se motori i kërkimit ka një gjuhë të koduar për të të vënë në dijeni të asaj që po bën në shfletuesin Chrome, transmeton tch.
Testi është bërë në modalitetin e fshehtësisë të aktivizuar (Incognito Mode), ku po të hapësh më shumë se 100 tabe të reja, në ekran të shfaqet buzëqeshja simbolike “- ;) –“, që e përkthyer në fjalë mund të jetë: “Ehaaa, çfarë po bën?!”.
Faqja “Mashable” e interpreton këtë si një mesazh argëtues për t’u tërhequr veshin përdoruesve që shfrytëzojnë “Incognito Mode” për të humbur gjurmët e navigimit të tyre.
Artikuj të ngjashëm
-
ChatGPT mund të gjenerojë imazhe seksuale dhe të dhunshme me një udhëzim të thjeshtë
-
Shefi i Googlit: Mos i besoni verbërisht inteligjencës artificiale
-
BE-ja gjobit Googlein me gati 3 miliardë euro
-
BE-ja gjobit “Google” me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
-
FIFA zbulon shifrat e komenteve të urrejtjes në Botëror