Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Mesazhet e qenve sipas mënyrës së shtrirjes

Qentë kanë aftësinë që nëpërmjet pozitës së trupit të japin mesazhe te pronari.

“Parentips” publikoi të hënën një infografikë ku sqaron se çfarë mesazhe jep qeni bazuar në mënyrën se si është shtrirë për të fjetur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në rast se qeni shtrihet në shpinë, me këmbë gjysmë të hapura, tregon se është i qetë dhe besnik. Nëse shtrihet në bark, e këmbët i shtrinë fort, jep mesazh që është energjik, ndërsa në rast se “pështillet” në vete, po ndihet i shqetësuar dhe nuk është i rehatuar.

E nëse qeni mbulon veten dhe vetëm kokën e lë jashtë, mund jetë sinjal se ka nevojë për vëmendje.

Ndërkohë nëse qentë shtrihen në shpinë dhe këmbët i mbajnë të ngritura lart, duan të thonë se po ndihen të sigurt dhe me vetëbesim. Qeni njihet si kafsha më besnike e njeriut.

Ai jep sinjale te pronari dhe “tregon” ndjenja nëpërmjet gjesteve trupore.

Image