Ujku që ka vrarë ponin e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të qëllohet për vdekje me vendim të marrë nga rajoni gjerman i Hanoverit.
Poni i quajtur “Dolly”, është vrarë nga një ujk në fillim të shtatorit, kur ishte duke kullotur së bashku me një kalë të vogël në pronësi të familjes von der Leyen pranë Hanoverit, në Gjermaninë Veriore, raporton "Euraktiv".
"E gjithë familja është jashtëzakonisht e shqetësuar nga lajmi", tha në atë kohë zëdhënësi i presidentes së Komisionit Evropian.
Tashmë organet kompetente kanë lejuar eliminimin e ujkut që e vrau atë.
Sipas zëdhënësit, kafsha ka vrarë gjithsej 12 dele dhe lopë, përveç kalit të vogël. Megjithatë, ajo nuk donte të komentonte nëse vdekja e Dollyt ishte pikërisht ajo që nxiti vendimin për të lëshuar leje për të shtënat.
Ekspertët kanë arritur në përfundimin se poni ishte vrarë nga një ujk. Rezultatet e një analize të ADN-së të publikuar të mërkurën (7 dhjetor) e konfirmuan këtë dhe ndihmuan në identifikimin e ujkut specifik.