Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Merr flakë laptopi i pasagjerit, aeroplani detyrohet të bëjë ulje urgjente

Lufthansa

Dy stjuardesa morën trajtim spitalor për thithje tymi pasi një aeroplan i Lufthansa bëri një ulje emergjente në Çikago të hënën mbrëma.

Aeroplani u detyrua të bënte ulje pas një "zjarri të vogël" nga laptopi i mbinxehur i një pasagjeri, raportoi People.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pilotët morën vendimin për ta ulur avionin – i cili ishte nisur nga Los Anxhelos për në Frankfurt, Gjermani – në Aeroportin Ndërkombëtar O'Hare, sipas një deklarate nga linja ajrore.

“Arsyeja ishte një zjarr i vogël në kabinën e shkaktuar nga laptopi i mbinxehur i një pasagjeri. Zjarri i vogël u shua gjatë fluturimit përpara uljes së tij të sigurt. Siguria në bord nuk u cenua në asnjë moment”, thuhet në një deklaratë të Lufthansas.

Linja ajrore shtoi se stjuardesat u trajtuan në vend për thithjen e tymit dhe se asnjë pasagjer në bordin e fluturimit 457 nuk u lëndua.