Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Me 864 tatuazhe në trup amerikani futet në Guiness

Michael Amoia i ka 864 tatuazhe në trup, e që të gjitha janë forma insektesh. Në trupin e tij mund të “gjenden” molë, flutura, milingona, gaforre, merimanga, akrepë e të tjera.

Tatuazhin e parë, amerikani e kishte bërë në moshën 21-vjeçare, në krahun e djathtë. Pavarësisht kësaj, ai thotë se nuk i ka në qejf insektet, transmeton KOHA.

"Shumë njerëz mendojnë se i dua insektet, në fakt është e kundërta. I urrej ato. Mirëpo ka shumë arsye pse i mbaj në trup", ka deklaruar ai.

Kjo “arritje” e ka futur atë në Librin e Rekordeve Guiness.